#rtvora
Trajneri i njohur italian Edi Reja është lakuar shpesh në ditët e fundit për të drejtuar kombëtaren shqiptare të futbollit.
RTV ORA mëson ekskluzivisht se arsyeja e vërteta përse Reja ndodhej në stadiumin ?Loro Borici? për kualifikuesen me Turqinë, ishte për të ndejkur nga afër tre futbollist të kombëtares shqiptare: Ardian Ismajli, Myrto Uzuni dhe Frederik Veseli. Megjithatë emri i tij mbetet sërish një opsion për të zëvendësuar Christian Panucci-n e shkarkuar.
Ish-trajneri i Napolit dhe Lacios ka mbetur i impresionuar nga performanca e mbrojtësit të qendrës Ardian Ismajli. Mësohet se për 22-vjecarin ka interes nga disa klube të rëndësishme nga Serie A dhe e ardhmja e Ismajlit mund të jetë pikërisht në elitën e futbollit italian. Aktualisht ai është pjesë e Hajdukut të Splitit në Kroaci.
Gjithashtu Reja, i cili ishte në Shkodër sëbashku me Alessandro Calori-n ka vlerësuar edhe paraqitjen e sulmuesit të krahut Myrto Uzuni, i cili ndonëse nuk arriti të konkludonte tregoi një shpirt luftarak. Ish-sulmuesi i Laçit ka bërë mjaft mirë tek Lokomotiva e Zagrebit që pas transferimit nga shtatori i kaluar duke treguar se është i denj për një kampionat më të fortë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-rtv-ora-zbulon-motivin-perse-edi-reja-ishte-ne-shkoder
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz